Pas aludimeve të fundit në rrjet për një krisje mes Mateos dhe Brikenës, një tjetër detaj ka shtuar edhe më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të ketë marrë fund.
Faqja “Thumb Showbiz” ka publikuar së fundmi disa pamje ku vihet re se dyshja nuk ndiqet më në Instagram. Ky veprim, që shpesh në botën e showbiz-it merret si sinjal i qartë tensioni apo ndarjeje, ka mjaftuar që ndjekësit të nisin komentet dhe spekulimet mbi raportin e tyre.
Por ajo që e ka bërë situatën edhe më të komentuar është një mesazh i mbërritur në redaksi nga një person që pretendon se është komshi i çiftit në banesën ku ata qëndronin në Tiranë. Sipas këtij mesazhi, një ditë më parë rreth orës 16:00, Brikena është parë duke hyrë e dalë disa herë nga shtëpia e Mateos, ndërsa ai ndodhej në ballkon duke pirë cigare. Më pas, sipas të njëjtit rrëfim, ka mbërritur një taksi dhe taksisti e ka ndihmuar Brikenën me çantat deri te makina, ndërkohë që Mateo nuk ka lëvizur nga ballkoni. Pas largimit të saj, ai është futur brenda.
Këto detaje kanë bërë që në rrjet të shtohen dyshimet se mes tyre mund të ketë ndodhur një ndarje, megjithatë deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga dyshja. As Mateo dhe as Brikena nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht lajmet që po qarkullojnë.
Ndjekësit ndërkohë janë ndarë në komente, ku disa e shohin “unfollow”-in si shenjë të qartë të fundit të romancës, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë vetëm një moment tensioni mes tyre.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel dyshimesh dhe raportimesh nga rrjetet sociale, derisa vetë dyshja të vendosë të flasë publikisht për marrëdhënien e tyre.

Comments are closed.