Skip to content

Plane per fundjave, zbuloni motin me pare

Gjatë kësaj fundjave termometri pritet të shënojë 35 gradë Celsius, ndërsa e njëjta situatë do të vijojë edhe në fillimin e javës tjetër.

“Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ashtu si sot por edhe për fundjavën, përfshirë fillimin e javës së ardhshme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Por pa përjashtuar vranësirat e pakta-mesatare kalimtare, ndërsa në relievet malore në linje, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat do të variojnë nga 33-35 gradë Celsius, përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore do të variojnë nga 30-32 gradë Celsius.

Sa i përket vlerave të mëngjesit, në relievet malore do të jenë 10-13 gradë Celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore 14 deri në 17-18 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, por në ditë të caktuar 14-15 m/s. Temperaturat që po përjetojmë këto ditë janë 1-3 gradë celsius mbi mesataren mujore klimatike”, tha Elvi Jahaj nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Published inBank

Comments are closed.