Skip to content

Prej vitesh në varfëri! Gjergj Luca jep lajmin e madh për Liljana Kondakçi, prej sot ka nisur të

Artistja e njohur shqiptare, Liljana Kondakçi, ka ndarë emocionet e saj në podcastin “Allishverishi” të Gjergj Lucës. Ajo ka treguar se për një artist, duartrokitjet e publikut janë vetë jeta dhe burimi i energjisë në skenë. Kondakçi kujtoi xhirimet e filmit Udhëtim Pranverë në Gjirokastër, ku publiku e priste me dashuri dhe ngrohtësi, duke krijuar një atmosferë familjare.

“Salla nuk pushonte së duartrokituri. Për artistin, duartrokitjet janë gjithë jeta. Kur kam xhiruar filmin Udhëtim Pranverë, kemi pasur disa xhirime në Gjirokastër. Atje nuk ziheshin, por këmbenin fjalë: ‘Jo, sot do ta marrësh ti Liljanën, nesër unë.’ Unë gjithmonë kam thënë që e kuptoj dashurinë e tyre. Sa mirë ndjej kur këndoj, ndjej ngrohtësinë e publikut. Këndojmë të gjithë së bashku, dhe kjo është një gjë shumë e bukur. Krijohet një ambient familjar. Unë zgjedh një repertor që e di se e njohin edhe të tjerët, dhe kështu kënaqemi e kalojmë shumë bukur.”- tha Liljana Kondakçi.

Ajo u kthye pas në kohë, duke kujtuar një episod i cili tregon se si arti krijon lidhje të përhershme mes artistit dhe publikut, ku fëmijët që dikur i dhuronin lule, më vonë kthehen si të rritur me familje, duke mbajtur gjallë kujtimet.

“Mbaj mend njëherë kur kam qenë në Ohër, ishin vitet ’78 ndoshta ’79. Atëherë jepnim koncerte atje. Ishte bërë një konkurrim i ansambleve dhe ishte kohë shumë e keqe. Ne na kishin vënë në fund të programit, sepse dihej që do bëhej gjurulldi, dhe gjithë kohën kishte shi. Kur na erdhi radha ne? Asnjë pikë shiu. Koncerti kaloi për mrekulli, shumë e habitshme ishte ajo natë.

Kemi dhënë koncert kur kam qenë pastaj njëherë në Gjakovë, e ftuar, dhe salla ishte plot. Kur mbaroi programi, ishte një tavolinë me shumë çifte që më ftuan aty. Më thanë: ‘E di kush jemi ne? Ne jemi ato fëmijët e vegjël që të kemi sjellë lule në skenë.’ Ata tashmë ishin bërë burra e gra, me fëmijë, kishin krijuar familje.”- kujton artistja.

Ndërsa Gjergj Luca solli në vëmendje kujtimet nga babai i tij i ndjerë, artisti i shquar Ndrek Luca:

“Edhe im atë, në Kosovë kur shkonte, i kthente auditorët në demonstrim dhe rrugët nëpër demonstrata, sepse e ngrinte kaq larg frymën kombëtare, ashtu siç e ngrente kënga e Lilianës ose vallet e kërcimet e të madhit Panajot Kanaçi. Sa ai i ngrente shpirtrat njerëzorë peshë.”- tha Luca.

Në fund të bisedës Gjergj Luca tha se Fondacioni “Mimika Luca” do të ketë nderin e madh të risjellë këto perla të artit shqiptar. Ky organizim pritet të bëjë bashkë artistët, publikun dhe dashamirësit e kulturës, duke sjellë në skenë shpirtin e vërtetë shqiptar dhe ikonat që kanë frymëzuar breza të tërë.

“Do të sjellim shpirtin shqiptar. Atë shpirt që na ka çuar peshë. Atë shpirt që na ka rritur me ëndrra, atë shpirt që na ka treguar rrugën, që ju të rinjtë nuk po e mësoni kurrë. Duhet të doni Shqipërinë, duhet të vraponi, duhet të ecni përpara, sepse sa më e vështirë të jetë jeta, aq më larg shkoni. Dhe këtë na e mësojnë këto ikona të artit, këto ikona të Shqipërisë, këto ikona të dashurisë. Rrofsh Shqipëri, rrofshin këto shembuj të mirë të vendit tonë.”- tha Luca.

Published inBank

Comments are closed.