Skip to content

Lajm i trishte per artin

Një lajm i trishtë është mësuar së fundmi pasi ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë Halil Kryeziu, i njohur gjatë luftës për përkrahjen e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngjarja e rëndë u mësua nga reagime të ndryshme të bëra në rrjet, kryesisht nga familjarët e aktivistit të cilët shkruajnë se Halili humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Përveç angazhimit të tij, ai njihej edhe si këngëtar folklorik, pasi për një periudhë të gjatë kohore ai dha kontribut në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale shqiptare aktivitete të ndryshme kulturore.

Humb betejën me sëmundjen e rëndë një nga

Kryeziu do të mbahet mend si një figurë e përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe traditës kulturore.

Ndërsa bëhet me dije se ceremonia mortore për Kryeziun pritet të zhvillohet në vendlindjen e tij, në Bubavec të Malishevës.

Reagimi i bërë nga faqja zyrtare e fshatit Bubavec:

Njoftojmë miq,dhe dashamirë se ka vdekur,

Halil Azem Kryeziu nga fshati Bubavec me banim jashtë shtetit.

Për kohën e varrimit dhe vendin ju njoftojmë me kohë!

Të pikëlluar kryesia, kryetari dhe i gjithë fshati Bubavec!

Published inBank

Comments are closed.