Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.
Bazuar në informacionet paraprake, mësohet se viktima është një 84-vjeçare. Ajo pasi nuk po ndihej mirë, njoftoi fqinjën e saj për t’i kërkuar ndihmë. Por në momentin që fqinja spao mbërriti dhe 84-vjeçarja i ka hapur derën, kjo e fundit ka rënë përtokë dhe ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj, sipas Balkanweb.
Edhe pse fqinja ka njoftuar menjëherë ambulancën, kur ekipi i emërgjencës mbërriti e moshuara nuk kishte shenja jete.
Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Kujtojmë se, në qytetin e Korçës ngjarje të ngjashme janë bërë shumë të përsëritura, përgjithësisht me të moshuar të cilët jetojnë vetëm.

Comments are closed.