Gazetari Marin Mema ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga protesta në Zvërnec, ku një protestues u pa duke u tërhequr zvarrë nga punonjës të sigurisë private, ngjarje që ndodhi në sy të Policisë së Shtetit, e cila jo vetëm që nuk ndërhyri, po tentoi ta fshehë krimin.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mema shkroi: “Me atë zotëri, më kanë tërhequr edhe mua zvarrë! Kaq! Nuk ka nevojë të zgjatem më shumë!”
Protesta e një ditë me parë ka shkaktuar një revoltë të madhe në rrjetet sociale, saqë thuajse i gjithë publiku ka reaguar në masë.
Madje pasditen e kësaj të diele është shpërndarë një thirrje për protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Tubimi është njoftuar në orën 18:30, dhe do të mbahet për të kërkuar llogari për atë që ndodhi një ditë më parë.

Comments are closed.