Skip to content

DALIN PAMJET: Momenti kur policia arreston të riun, “Benzi” i tij luksoz qëndron në mes të rrugës (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku një person dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët e rastit.

Menjëherë pas raportimeve për të shtënat, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e shumta të Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, i riu është shoqëruar i prangosur nga efektivët e policisë, ndërsa pranë tij ndodhet edhe një automjet luksoz tip “Benz”, që dyshohet se përdorej nga autori.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e zonës së “Ali Demit”, ndërkohë që identiteti i personit të arrestuar ende nuk është bërë publik zyrtarisht. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi në fjalë ka qëlluar disa herë në ajër, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Plumba dhe panik në mes të Tiranës! DALIN PAMJET: Momenti kur

Momenti kur policia ka arrestuar autorin e kesaj ngjarje

Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, duke bërë të mundur kapjen e autorit vetëm pak minuta pas ngjarjes. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të kuptuar motivet që e shtynë të riun të përdorte armën e zjarrit.

Ndërkohë arma e dyshuar është sekuestruar dhe pritet që në orët në vijim Policia e Tiranës të dalë me një njoftim zyrtar dhe të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Published inBank

Comments are closed.