Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Itali ku katër emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani janë djegur në një pikë karburanti në Kalabri.
Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë që kanë qarkulluar nëpër rrjet, shfaqen katër emigrantët, të cilët po punonin në disa fusha bujqësore u dogjën të gjallë brenda një minivani.
Ndërsa raportohet se dy burra që dyshohet të jenë pakistanezë, derdhën benzinë në automjet dhe i mbajtën dyert e mbyllura. Pas pak çastesh, furgoni shpërtheu në flakë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë mësohet se janë vënë në pranga dy autorët pakistanezë.
Vrasja brutale thuhet se është shkaktuar nga refuzimi i katër viktimave për të paguar transportin e tyre në furgon.
Sipas dëshmisë së një miku të viktimave mësohet se këta janë të huaj që punojnë në fusha në kushte jashtëzakonisht shfrytëzuese. Ndërsa thuhet se ata shpesh nuk paguhen as pagën minimale ditore të rënë dakord.

Comments are closed.