Skip to content

VIDEO/ Safet Bajri me telefon në burg, Stresi e merr live nga koncerti! Ajo çfarë pritet ta…

Një video e cila mendohet të jetë filmuar së fundi ka qarkulluar në rrjet, ku shihet se reperi Stresi, gjatë njërit prej koncerteve të tij ka komunikuar përmes një lidhje direkte prej celularit me të burgosurin Safet Bajri.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen skandale brenda burgjeve të vendit, ku vetëm pak kohë më parë u bë publike një video ku persona të dënuar me burgim të përjetshëm, ndër ta dhe Lulzim Berisha, u panë duke konsumuar alkool dhe duke kërcyer me celularë në duar.

Safet Bajri është është një emër i njohur i botës së krimit, i konsideruar nga drejtësisa si një nga krerët e organizatës kriminale “Bajri” me bazë në Shkodër.

Në shkurt të 2025-ës, Safet Bajri ra në pranga nën akuzë për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, pasi sipas hetimeve, ai lidhet me organizimin dhe ekzekutimin e Fatbardh Licit në 2018-ën. Krim ky i kryer si një hakmarrje për vrasjen e ish-efektivit të policisë Boran Bërçana.

Ndërsa Stresi vetëm një javë më parë deklaroi se ishte bërë anëtar i Këshillit Kombtar të Partisë Demokratike.

Thuhet se kjo video është filmuar së fundi, por nuk dihet me saktësi koha kur është bërë.

Published inBank

Comments are closed.