Duhet me e vr* diken se…! U kthye nga Londra se i rr*hen prinderit! Tr*ndit me reagimin autori i kr*mit ne Has

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pla në Has gjatë pasdites së kësaj të mërkure, ku një 34-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri pas një konflikti për pronat.

Ryshit Sallahi humbi jetën, ndërsa autori i krimit është Ylber Jaku 41-vjeç i cili është arrestuar nga policia. Fotoja tregon vendin e ngjarjes, ku shfaqet dhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte viktima.

Konflikti rezulton të jetë një ngjarje e paralajmëruar, pasi një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fiseve Sallahi dhe Jaku, ku anëtarë të dy familjeve janë zënë me shkopinj.

Një ditë më parë, A. Sallahi., 21-vjeçe, e afërme e viktimës, u arrestua nga policia nën akuzat e “plagosjes së rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti me fisin e autorit të ngjarjes së sotme, ka goditur me sende të forta prindërit e tij A. Jaku 65-vjeç dhe V. Jaku 60-vjeçe.

Duket se konflikti nuk është mbyllur me kaq, por Ylber Jaku sot është hakmarrë duke vrarë 34-vjeçarin.

JOQ Albania mëson se rreth një orë para ngjarjes, Ylberi e kishte paralajmëruar krimin me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruante: “Ylber Jaku paralajmërim se nuk mundesh!”