Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të nder të efektivit të policisë Enea Mekolli, i cili humbi jetën një ditë më parë në krye të detyrës gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.
Gjatë ceremonisë së homazheve, ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve, i xhaxhait të viktimës i tronditur dhe i revoltuar nga humbja e të afërmit të tij, iu drejtua me tone të ashpra presidentit Bajram Begaj, duke vënë në dukje sipas tij dështimin e shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend.
Ai ngriti shqetësimin se operacioni ku humbi jetën nipi i tij ishte ndërmarrë pa masa të mjaftueshme sigurie, duke e cilësuar ngjarjen si pasojë të mungesës së përgjegjësisë shtetërore.
“Bëhuni zot, e latë vendin në dorë të kriminelëve. Po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia, por dominon krimi. Na fundosët, na mbyllët derën. E dërguat atje pa marrë masa mbrojtëse”, i ka thënë xhaxhai i Enea Mekollit presidentit Begaj.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Lozhanit të Maliqit, ku forcat e policisë kishin shkuar për të ekzekutuar një urdhërarresti ndaj Violand Braçellarit.

Comments are closed.