Gara elektorale e fortë në qarkun e Shkodrës ka shkaktuar ndryshime të rëndësishme në radhët e forcave politike lokale. Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur me siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit, ka braktisur këtë forcë politike më 7 maj.
Ndoj ka shpallur publikisht mbështetjen për Partinë Socialiste dhe për kryetarin aktual të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, duke vlerësuar punën e tij deri tani.
PSD ka pasur një rol të rëndësishëm në qarkun e Shkodrës, dhe së fundmi ka pasur përplasje brenda Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e kësaj force politike kanë bllokuar disa projekte dhe propozime të Bashkisë.
Kjo mund te quhet nje fitore e madhe per Benet Becin, pasi prej nje muaji keshilli bashkiak Shkoder eshte bllokuar nga PSD me votat e saj, dhe ti marresh nje ‘simpatizant’ Tom Doshit deri tani quhej e pamundur! Ngelet te presim cdo ndodhe ne ditet ne vijim