Me rastin e Javës Vjetore të Kulturës së Izraelit në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet është vendosur një flamur izraelit.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e Izraelit në Tiranë, ku me anë të një postimi në X, shprehet se protestuesit që do gjenden sot në bulevard, do e respektojnë simbolin izraelit, sipas saj, ashtu siç ata e kanë respektuar tonin.
“Me rastin e Javës Vjetore të Kulturës së Izraelit në Tiranë, është kënaqësi të shohësh flamujt tanë të vendosur përgjatë bulevardit.
Kam besim se patriotët e vërtetë shqiptarë që do të protestojnë këtë javë do ta respektojnë simbolin tonë, ashtu siç ne respektojmë tuajin”, shkruan ambasadorja e Izraelit në Tiranë dhe Bosnje Hecegovinë.


Comments are closed.