Skip to content

E dhimbshme! Mbrojti italianin që po tllej nga afrikanët

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin lokal ka ndodhur në qytetin Fermo të Italisë, ku një 50-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spital. Ai ka përfunduar në gjendje kome pasi u dhunua barbarisht në ambientet e një lokali, ku kishte ndërhyrë për të mbrojtur një të moshuar italian të cilin po e bullizonin disa të rinj.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga mediat vendase, shqiptari, i cili jeton prej më shumë se 30 vitesh në Itali dhe punon si murator, ishte ulur në bar pas një dite të lodhshme pune së bashku me vjehrrin e tij. Në atë moment, ai ka vënë re se një i moshuar italian po bezdisej, po tallej dhe po ngacmohej në mënyrë të përsëritur nga një grup të rinjsh me origjinë afrikane.

I shtyrë nga ndjenja e lartë qytetare, 50-vjeçari ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të larguar agresorët nga i moshuari. Mirëpo, situata ka degraduar me shpejtësi. Të rinjtë janë kthyer agresivisht drejt shqiptarit dhe kanë nisur ta sulmojnë fizikisht. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre e ka goditur me gur në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i kanë prerë menjëherë ndjenjat.

Pas sulmit, shqiptari u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit të Ankonës, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike dhe se aktualisht ndodhet në koma nën monitorimin e rreptë të aparaturave.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Fermo, ku 50-vjeçari shqiptar njihej nga të gjithë si një njeri i punës, i qetë dhe mjaft i integruar. Fqinjët dhe banorët e zonës e kanë përshkruar atë si një person jashtëzakonisht të respektueshëm, i cili humbi shëndetin pikërisht për shkak të kurajës dhe dëshirës për të ndihmuar dikë që ndodhej në vështirësi.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij agresioni brutal.

Published inBank

Comments are closed.