Skip to content

Analisti zbulon 3 EMRAT: Ja kush janë propozuar për KRYEMINISTËR të vendit pas rënies së Edi Ramës

ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë analisti i njohur, Arjan Curri. Ai ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Por jo vetëm kaq, pasi analisti ka folur edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Curri e ka paralelizuar protestën me një reality show veror, duke e quajtur “Big Brother Bulevard”. Sipas tij, Rama do të ta bëjë protestën një spektakël dhe se ky është kurthi.

Analisti tha se në këtë BBB, Rama i bie që të jetë Vëllai i Madh. Ai shton se do të ketë edhe eliminime.

Gjithashtu, Curri zbuloi edhe 3 emrat që janë propozuar nga populli për kryeministër të vendit: Marin Mema, Florjan Binaj dhe Blendi Salaj.

Pjesë nga intervista:

Sharka: Si do të funksionojë gara e protestuesve, se do ketë eliminime besoj?

Curri: Sigurisht që do të ketë eliminime, por konkurrenti i eliminuar nuk ikën nga bulevardi, rri aty. Rri në kamera. Është me eliminim nga e kundërta, jo kë duhet të heqim, por kë duhet të vëmë. Është eliminim pozitiv. Disa personazhe që janë pretendentë për të fituar këtë edicion të “Big Brother Bulevard” sezoni veror 2026… Uroj që të mos ndalojë kjo, që të bëhet çdo vit. Tani mund të bëjmë shaka, mund të bëjmë humor, unë uroj që kjo të mbarojë sa më shpejt dhe të kthehet në një gjë politike, në një gjë serioze.

Sharka: Më qëndro pak te këto që kanë shpresa për të fituar.

Curri: I pari që është propozuar për kryeministër është Marin Mema, që është gazetar i njohur i Top Channel, shumë i respektuar. I dyti, i cili përflitet shumë, është ai aktori i Portokallisë që bënte policin, Florian Binaj, që është produkt i Top Channel. I treti, shumë i dashur, është Blendi Salaj, gazetari juaj i mëngjesit. Dhe një nga njerëzit që protestuesit e dëgjojnë më shumë, është konspiracionisti më i famshëm në Shqipëri, Alfred Cako, që dhe ai është tek “Rrethi Katror”. Pra pretendentët kryesorë janë figura të Top Channel.

Published inBank

Comments are closed.