Debati mes Dea Mishel dhe deputetes Zegjine Çaushi ka marrë një tjetër kthesë, pasi në diskutim është përfshirë edhe Selin Bollati, e cila ka reaguar publikisht në mbrojtje të Dea Mishel.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Selin ka ironizuar qëndrimin e deputetes, duke lënë të kuptohet se vëmendja e një përfaqësueseje të Kuvendit nuk duhet të jetë te videot apo postimet e një personazhi publik, por te problemet reale të vendit.
“Zegjineja më të rëndësishëm paska rrjetet sociale se vendin e saj që po shkatërrohet”, shkruhet në postimin e shpërndarë, ku Selin shfaqet qartë në krah të Dea Mishel në përplasjen e saj me deputeten.
Reagimi i Selin Bollatit vjen pas një debati të ashpër publik mes Dea Mishel dhe Zegjine Çaushit. Kjo e fundit ka publikuar disa postime kritike ndaj Deas, duke e akuzuar për përmbajtje fyese dhe duke ironizuar ndikimin e saj në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, Dea Mishel ka reaguar me një deklaratë të gjatë në Instagram, ku ka pranuar se në të kaluarën ka bërë “humor të zi”, për të cilin thotë se ka kërkuar falje. Ajo shton se publiku e ka pranuar faljen e saj dhe se kjo çështje tashmë i përket së kaluarës.
Në reagimin e saj, Dea ka akuzuar deputeten se po përdor postin publik për ta sulmuar personalisht, duke ngritur pyetjen nëse një përfaqësuese politike duhet të merret me postimet e saj në rrjete sociale, apo me problemet që shqetësojnë qytetarët.
Debati vijon të marrë vëmendje në Instagram, ku reagimet janë të ndara mes atyre që mbështesin Dea Mishelin dhe atyre që i japin të drejtë deputetes Zegjine Çaushi.

Comments are closed.