Skip to content

E fundit! “Kë b** do lëpish pasi…”/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes:

Influencuesja e njohur, Dea Mishel, ka që ditën e djeshme që është në qendër të vëmendjes për shkak të reagimit që ajo bëri ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama që imitoi blogeret.

Jo vetëm kaq, pasi në rrjetet sociale ka nisur një debat mes saj dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ku nuk kanë munguar ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Ndërkohë ditën e sotme, gazetari Bledi Mane ka bërë një postim pikërisht për Dea Mishel.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i influencueses, e cila ka ripostuar këtë shkrim në “Instastory”-n e saj dhe krahas shkruan:

“Sa lek të japin për këto komente, apo aq sa për qiranë e muajit? Neveri! Edhe ti 60 vjeç ke obsesion t’i flasësh vajzave të reja për zhveshjen (s’po flas vetëm për veten), ça problemi ke?

Pse mbron investitoren që është vajza e njeriut më të përmendur në Epstein files?

Bledi shiko kë prapanicë do lëpish pasi të fitojnë protestuesit, se s’do hash dot më nga këta që ke ngrënë deri tani”.

Published inBank

Comments are closed.