Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e përballon keq protestën e qytetarëve duke thënë se “po luan mendsh” dhe ka qëndrime kundërthënëse.
Ai foli edhe për idenë se ka një dorës “sorosiste” pas protestës, duke thënë se në një rast të tillë, kryeministri duhet ta presë këtë që po i ndodh, pasi është futur vetë “në këtë lojë”.
“Boll të kapësh fjalët e Ramës ditën e parë dhe sot. I pres të negociojnë, pastaj nuk negocioj kurrë. Tha të tërhiqemi nga projekti? Pastaj tha nuk tërhiqemi kurrë. Gjeti kohë të merret me Mustafa Nanon dhe blogeret. Ka luajtur mendsh sepse ka 5 vjet ditëziu që harton plan si ti bëjë gojore dhëndrit të Rrump dhe pastaj i prishet e gjitha.
Batoni hodhi tezë, që kjo mund të jetë e nxitur nga Amerika. Po le ta marrim si hipotezë, po mund të jetë e nxitur nga demokratët dhe nga shërbimet amerikane, që thonë sado karabush ta kemi dhëndrin nuk e lëmë dot familjen e presidentit të bëhet ortak me trafikantin.
Marrim hipotezën që po e bëjnë demokratët në SHBA. Po të isha sorosist unë, që ta di që atë karafilin që kemi në Tiranë, e kam marrë e kam çuar në CNN kur më duhej ti binte Trump, pra një vegël qorre që e kam përdorur unë për interesat e mia, do të toleroja unë që ky që kam trajtuar si legen, edhe po të jetë dorë që Rama i ka dhënë mundësi si kryeministër të instrumentalizojë postin e kryeministrit, për ta futur në beteja ndërkombëtare, kundër reagimi do të jetë po i njëjtë. Nuk është faji i demokratëve apo sorosistëve, që bëjnë luftërat e tyre, por i pushtetarëve tanë, që pranojnë të bëhen vegla dhe legena në këto lojëra, do të marrësh të njëjtën kundërpërgjigje.
A duan një lloj kaste media si CNN. NY times, të kenë laboratore për të testuar anti trumpizmin? Po. Po pse zgjodhën Shqipërinë e vogël?
Si erdhi emri i familjes Trump? Këtu hyjmë te tema që hapëm në fillim, nëse Kushner vinted he Zvërneci ishte zonë që plani urbanistik i vlorës e kishte parshikuar më parë për resort, do të isha ok. Nëse për Kushnerin nuk ndërrohej ligji i zonave të mbrojtura do të isha ok. Por kur Kushneri vjen me ndrysjim ligjesh, me tela me gjemba, me bodigardë, tregon se nuk vjen si investotri por si lobist që i shesim toka Shqipëria për të mbyllur hesapet e Edi Ramës. Kur hyn në këtë luftë kundër goditja do të jetë e njëjtë”, deklaroi Bushati.

Comments are closed.