Skip to content

Largimi i Koçekut nga PS Ramën, vjen njoftimi urgjent, ja çfarë do u bëjë deputetëve pas pak orësh

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do ta vijojë mandatin e saj si deputete e pavarur.

Lajmi vjen në një moment kur Partia Socialiste pritet të zhvillojë nesër një mbledhje të Kryesisë në orën 09:30, e ndjekur nga mbledhja e grupit parlamentar në orën 10:00.

Sipas “A2 CNN”, Koçeku nuk ka qenë e pranishme as në aktivitetin e organizuar për 34-vjetorin e Partisë Socialiste, i mbajtur në sheshin “Italia” në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, deputetja bëri të ditur se vendimi i saj lidhet me bindjet dhe parimet që, sipas saj, kanë udhëhequr angazhimin e saj publik që përpara hyrjes në politikë.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkroi Koçeku.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Socialiste lidhur me vendimin e deputetes së Shkodrës për t’u larguar nga grupi parlamentar.

Pas protestave masive që kanë marrë shtrirje kombëtare dhe përtej kufijve, Edi Rama ka marrë goditjen e fortë brenda PS-së. Marjana Koçeku e njohur edhe si “Neo Malësorja”, ka njoftuar se nga sot do të jetë deputete e pavarur.

Vullkani brenda Partisë Socialiste ka dhënë shenjat e para që po zgjohet. Teksa prej kohësh ka pasur tërmete, tymra dhe gazra, sot ka plasur ‘llava’ brenda PS-së. Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja” ka dhënë dorëheqjen nga sigla e socialistëve dhe është deklaruar e pavarur.

Koçeku teksa njoftoi vendimin, ka theksuar se lidhet me bindjet dhe parimet personale. Ajo shprehset se idealet i diftojnë kufijtë.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Vendimi i Koçekut është një ‘thikë’ për kryeministrin, vjen në një moment të ndjeshëm politik, teksa prej ditësh vendi është përfshirë nga protesta masive kundër qeverisë së tij. Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar i socialistëve është qartazi një sinjal pakënaqësie brenda mazhorancës. Kjo u hap derën edhe të pakënaqurve të tjerë, që të largohen nga PS.

Megjithëse vetë deputetja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të vendimit. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Partia Socialiste lidhur me deklaratën e deputetes.

Koçeku u bë një nga figurat më të komentuara në politikë pas angazhimit të saj publik dhe kandidimit nën siglën e Partisë Socialiste, ndërsa tashmë do të vijojë aktivitetin parlamentar jashtë grupit të mazhorancës.

Pakënaqësitë brenda kampit socialistë kanë kohë që ‘vlojnë’. Zëra të njohur të Partisë Socialiste kanë dalë publikisht me qëndrime kritike ndaj mënyrës së qeverisjes dhe kursit të ndjekur nga kryeministri.

Ish-ministrja Arta Dade ka folur për një Parti Socialiste të “zaptuar” nga korrupsioni, klientelizmi dhe arroganca e pushtetit, duke deklaruar se socialistët e vërtetë ndodhen pranë qytetarëve që protestojnë.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar reflektim të thellë brenda PS-së, duke paralajmëruar se përqendrimi i pushtetit dhe mungesa e debatit të brendshëm kanë krijuar një hendek të madh mes qeverisë dhe qytetarëve.

Edhe Elisa Spiropali ka artikuluar nevojën për më shumë llogaridhënie, kontroll të pushtetit dhe forcim të institucioneve, ndërsa Erion Braçe ka vijuar kritikat e tij të herëpashershme ndaj mënyrës së funksionimit të qeverisjes.

Nga ana tjetër, Pandeli Majko ka zgjedhur të dërgojë mesazhe reflektuese përmes referencave historike, duke kujtuar se e majta shqiptare ka mbijetuar vetëm kur ka ditur të ndryshojë dhe të dëgjojë zërat kritikë./ Pamfleti

Published inBank

Comments are closed.