Dy vajza të mitura, 11 dhe 13 vjeç, humbën jetën pasi u mbytën në det në plazhin e Tales në Lezhë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Viktimat, të moshave 11 dhe 13-vjeçe nga Fushë Kruja, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik.
Dyshohet se vajzat e mitura ishin të pashoqëruara. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Comments are closed.