Një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Durrësit, teksa po lahej në det.
Një tjetër tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një 11-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. I mituri, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ndodhej në ujë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë edhe për përcaktimin e shkakut të saktë të mbytjes.
Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe familjarët e të miturit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga hetimet.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi dy vajza humbën jetën në plazhin e Tales në Lezhë, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.

Comments are closed.