Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Panaja të Vlorës, ku 36-vjeçari Egli Alliraj, në gjendje të alkoolizuar është konfliktuar me punonjësin e firmës private i cili punonte duke asfaltuar rrugën, e më pas i riu ka djegur një mjet dhe ka qëlluar në ajër.
Paraprakisht raportohet se situata ka marrë përmasa të tjera pasi 36-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, u konfliktua verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja.
Pas debatit me punonjësin i riu raportohet se ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, e më pas i ka vënë flakën mjetit.
Po ashtu thuhet se pas përplasjes me punonjësin e djegies së mjetit, 36-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe kanë arritur të neutralizojnë 36-vjeçarin, të cilit i kanë vë në prangat.
Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Comments are closed.