Në një dalje publike, Martin Giese, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është pyetur nga Deutsche Welle mbi protestat e vazhdueshme që po mbahen në Tiranë.
Konkretisht Martin Giese u pyet nëse qeveria gjermane është në kontakt me protestuesit në Shqipëri? Nëse e di Berlini se çfarë kërkojnë vetë protestuesit dhe çfarë pret ai nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat?
Në një replikë për DW, Giese tha shkurtimisht se protestat janë një e drejtë e qytetarëve, por i cilëson ato si një çështje e brendshme politike e Shqipërisë.

Comments are closed.