Skip to content

Nis protesta madhështore në Bulevard! Të rinj me maska mes protestuesve, Dritan Goxhaj në emër të Grupit Kordinator uron SHBA për Pavarësinë (DEKLARATA)

Diaspora është kthyer në atdhe duke iu bashkuar protestës së 35-të të qytetarëve në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ku si në protestat e mëparshme kanë valëvitur flamujt kuqezi dhe kanë mbajtur pankarta me mesazhe të qarta politike si “Mjaft më!”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Më pas, turma ka marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet që disa pjesëmarrës të mbajnë fjalime.

Kjo protestë sipas pjesëmarrësve, vjen në një ditë e cila përkon me përvjetorin e 250-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me ditëlindjen e 62-të të kryeministrit Edi Rama, çka protestuesit e kanë shoqëruar me mesazhe politike dhe simbolike gjatë tubimit.

Në turmën e protestuesve janë vënë re edhe grupe të rinjsh që këtë herë kanë dalë me maska të bardha në fytyrë, një detaj që ka tërhequr vëmendje të veçantë gjatë zhvillimit të marshimit. Ndëkrohë që i pari që ka marrë fjalën ka qenë pikërisht Dritan Goxhaj i cili ka lexuar një deklaratë në emër të Grupit Kordinator të Protestuesve ku dhe i kanë përcjellë urime Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë përvjetor të Pavarësisë duke i dërguar kështu dhe një “mesazh” qeverisë së Edi Ramës që në një popull demokratik është qytetari ai i cili e zgjedh dhe e largon.

“Në emër të grupit kordinator të lexoj këtë deklaratë. Sot në ditën e Pavarësisë së SHBA ju urojmë popullit amerikan 250 vjetorin e Pavarësisë së tyre. SHBA është një aleate strategjike e Shqipërisë dhe një mike e shtuar e popullit shqiptar e cila ka qëndruar pranë nesh në momentet më të rëndësishme. Në këtë ditë kujtojmë një nga dokumentet më të rëndësishme deklaratën e Pavarësisë. QË të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe se qeveritë e marrin legjitimitetin nga qytetarët dhe qëllimi i i tyre është mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Deklarata e pavarësisë na kujton se pushteti nuk është një pronë e një qeverie, Kur ky cënohet shoqëritë demokratike kanë të drejtën të kërkojnë ndryshimin. Këto nuk janë vetëm parime amerikane pro vlera universale mbi të cilat janë krijuar demorkacitë moderne”, tha Goxhaj ndër të tjera.

Published inBank

Comments are closed.