Skip to content

I “dorëzuar” para BE! Edi Rama pranon kërkesën e shqiptarëve, më në fund ka vendosur të heqë dorë nga

Kryeministri Edi Rama, është shprehur ditën e sotme gjatë konferencës së 9-të qeveritare se ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet. Duke shtuar se në bashëpunim me Komisionin Europian po hartohet një ligj i ri.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin e investimeve strategjikë sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht me Komisionin për atë që do ta shfuqizojë. Na duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë gjithçka që s’është në pajtim me standardet europiane. Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për zonat e mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi, kemi punuar shumë fort. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me BE, edhe për këtë po punojmë me Komisionin. Shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje, është miratim 100% me standardet”, tha Rama

Kujtojmë se gjatë konferencës së sotme u zyrtarizua mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25 Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.

Ligji për investimet strategjike, u miratua në vitinn 2015, i një ligj i përkohshëm për të nxitur investimet e mëdha vendase dhe të huaja.

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë Konferencës IX Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, tha se BE-ja dhe Shqipëria kishin rënë dakord, përpara nisjes së protestave në vend, për shfuqizimin e dy ligjeve që kanë ngjallur debate të shumta.

Kos bëri të ditur se do të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të vitit 2024, si dhe ligji për investimet strategjike.

Sipas komisioneres, këto ndryshime janë thelbësore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marta Kos: Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si në rrezik dhe prova është kjo e sotmja, ku kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me këtë çështje specifike, mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter.

Por, përpara se të nisnin protestat, kishim rënë dakord me Shqipërinë që përgjatë këtij viti të shfuqizoheshin ndryshimet në ligjin e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe ligji për investimet strategjike.

Këto ndryshime duhet të bëhen për të përmbyllur procesin e integrimit në BE dhe lidhen me Kapitullin 27, që ka të bëjë me mjedisin. Do t’i inkurajoja autoritetet shqiptare që t’i ndërmarrin sa më shpejt të jetë e mundur.

E dimë që protesta është shumë e rëndësishme. Protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra se si vendet i trajtojnë ato është pjesë e proceseve pluraliste dhe demokratike. Inkurajoj qeverinë shqiptare që të marrë parasysh kërkesat e qytetarëve.

Published inBank

Comments are closed.