Skip to content

Dolën për të luajtur futboll dhe nuk u kthyen më, binjakët 11-vjeçarë gjenden në…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku dy vëllezër binjakë 11-vjeçarë u gjetën të pajetë në lumin Ter, në qytetin Manlleu, pranë Barcelonës.

Fëmijët ishin larguar nga shtëpia për të luajtur futboll, por nuk u kthyen më, duke vënë në alarm familjen dhe autoritetet. Babai i tyre njoftoi policinë të hënën në mbrëmje, pasi djemtë nuk ishin kthyer në shtëpi deri në orën 21:00. Menjëherë nisi një operacion kërkimi me pjesëmarrjen e zhytësve dhe dronëve.

Gjatë operacionit, policia gjeti fillimisht rrobat e fëmijëve në breg të lumit. Më pas u zbulua trupi i njërit prej binjakëve, ndërsa rreth një orë më vonë u gjet edhe vëllai i tij. Sipas mediave lokale, dyshohet se djemtë kishin hyrë në lumë për t’u freskuar pas lojës,

megjithëse nuk dinin të notonin mirë. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa autopsia pritet të konfirmojë se shkaku i vdekjes ishte mbytja. Bashkia e Manlleut ka shpallur dy ditë zie në nderim të dy fëmijëve, ndërsa flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të tyre.

Published inUncategorized

Comments are closed.