‘Revolucioni Flamingo’ e ndërpreu hovin turistik thotë Kryeministri Edi Rama, teksa evidenton se pas 5 vitesh u regjistrua një ngecje e rritjes në hyrjet turistike në muajin qershor, e një sërë anulimesh.
“Në pesë vjet kam parë një grafik në ngecje, jo në rënie, ne ngecje muaj qershor. Në muajin qershor kemi 1% rritje dhe shumë anulime rezervimesh”, tha Rama.
Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja thotë se protestat goditën fort turizmin teksa pohon se në muajin e kaluar hyrjet e pushuesve u rritën 12 herë më pak se në muajin maj.
“Për pesë mujorin e parë të vitit kemi qenë gati në nivel 8.2% si rritje dhe pastaj vetëm në muajin maj kemi qenë gati 16% rritje në raport me vitin maj 2025 dhe pastaj kemi një qershor i cili na jep një rritje prej vetëm 1.2% dhe doja ta theksoja që është goxha shqetësuese, sepse në raport me vetë muajin maj-muaji qershor është mbi 12 herë më pak.
Pra është një rënie shumë e konsiderueshme, dhe në raport me rritjen që kishim në raport në pesëmujor, është gati pra shtatë herë më pak. Pra kemi një goditje shumë të fortë”, tha Gonxhja.

Comments are closed.