Pendohet Noizy pas fjalëve të Stresit, ja cfare ben publikisht per Partinë Demokratike (Foto)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka qenë i pranishëm në takimin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike, ku përveç performancës së tij në skenë, ka bërë edhe një thirrje publike për mikun dhe kolegun e tij Rigels Rajku (Noizy).

Duke iu referuar mbështetjes që Noizy i ka dhënë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj fushate, Stresi i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë nga skena, duke i thënë se “nuk është në partinë e duhur”.

Ndërkohë, ajo që ra në sy menjëherë pas këtij momenti ishte reagimi i Noizyt, i cili ka pëlqyer postimin e Stresit ku ky i fundit shihet duke performuar në mitingun e PD-së në Bulevardin e Ri në Tiranë.

 

 

Reagimi i tij është komentuar gjerësisht në rrjet, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sinjal reflektimi apo thjesht për një reagim miqësor.