Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews dhe burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Pamje dramatike raportohen në këto momente nga rrethrrotullimi i TEG në Unazën e Madhe, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, ku dyshohet se ka edhe viktima. Një betoniere është përmbysur në autostradë, ndërsa një mjet tjetër është shkatërruar plotësisht.
Ngjarja e rëndë rrugore ka ndodhur vetëm pak momente më parë dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje.
Me aq sa mund të kuptohet, betonierja ka çarë rrethimin e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në koristë e autostradës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas.
Paraprakisht, raportohet se mund të ketë disa viktima dhe persona të plagosur në gjendje kritike, nisur nga rrethanat dhe pasojat paraprake të aksidentit.
Një autoveturë që ka qenë në rrethrrotullim është shkatërruar dhe shtypur e gjitha dhe ka mbetur në korsi si një grumbull hekuri, ndërsa betonierja ka rënë në krahun e kundërt të autostradës, nga rrethrrotullimi disa metra i lartë.

Comments are closed.