Protestat duket se kanë sjellë efektin e parë politik dhe shtatori mund ta gjejë vendin me një qeveri të riformatuar.
Vox News mëson se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e parashikuar të zhvillohet nesër, kryeministri Edi Rama pritet të komunikojë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Fillimisht ishte parashikuar që Kuvendi të mbyllte sesionin me seancën e sotme plenare, por mësohet se punimet do të vijojnë deri më 31 korrik.
Ky vendim krijon mundësinë për zhvillimin e një tjetër seance plenare, ku mund të shqyrtohen edhe dekretet e Presidentit Bajram Begaj, në rast se ndryshimet në qeveri do të konkretizohen.
Burime për Vox News bëjnë me dije se kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësi për performancën e disa prej ministrave.

Comments are closed.