Skip to content

Ekskluzive! Qeveria drejt marrëveshjes gjigande me Shtetet e Bashkuara! Edi Rama bën të pamundurën që të arrijë një

Qeveria shqiptare pritet të zhvillojë një seancë më datë 30 Korrik, ku në fokus do të jetë një marrëveshje e minutës së fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 300 milionë euro.

Burime për VoxNews thanë se, kjo blerje synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes së Shqipërisë në nivelin 2% të prodhimit të brendshëm bruto, në përputhje me objektivin e vendosur nga NATO për vendet anëtare.

Arritja e këtij pragu shihet si një hap i rëndësishëm për të shmangur çdo rezervë që mund të ndikojë në organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë.

Më herët, administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kishin shprehur rezerva për faktin se Shqipëria shpenzonte rreth 1.6% të PBB-së për mbrojtjen, nën objektivin e Aleancës.

Nëse marrëveshja finalizohet, Shqipëria do të përmbushë angazhimin financiar ndaj NATO-s, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Published inBank

Comments are closed.