Skip to content

“Ai tha PO”, shqiptari i famshëm në botë i propozon partnerit të tij për martesë (VIDEO)

Grimeri dhe influeceri i famshëm me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të rëndësishme të jetës private.

Kevin i ka propozuar për martesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një çasti romantik në Sicili. Momenti i veçantë është zhvilluar në një atmosferë intime, ndërsa grimeri ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga propozimi, duke shprehur emocionet dhe dashurinë për partnerin e tij.

Krahas fotografive, Kevin ka ndarë edhe një dedikim prekës për Christian:

“Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba”.

Postimi i tij është shoqëruar me mijëra reagime dhe urime nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar çiftin për këtë kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.

Kevin Kodra, i rritur në Kanada, është bërë i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij në industrinë e bukurisë, stilin kreativ dhe përmbajtjet që publikon në rrjetet sociale, ku ndiqet nga miliona persona.

/vizionplus.tv

Published inBank

Comments are closed.