Skip to content

Nese nuk iken deri ne shtator, do te…

Në ditën e 60 të protestës para Kryeministrisë, aktivisti Mirjan Aliaj mbajti një fjalim, ku përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Aliaj u shpreh se protesta ka hyrë në muajin e dytë, duke theksuar se forca e saj nuk matet me numrin e ditëve, por me vendosmërinë për të arritur largimin e kryeministrit.

Po ashtu, ai i ka kërkuar kryeministrit që të largohet para se të vijë shtatorit në mënyrë paqësore, duke e paralajmëruar se nëse nuk ikën vet, largimi do të jetë siç ai nuk e ka imagjinuar.

“U bënë dy muaj që postojmë. Ajo që na bën krenar nuk janë ditët, por vendosmëria për të larguar Ramën. I kujtojmë për ca jemi këtu, dorëheqje! Nesër do të nisë numërimi mbrapsht për Edi Ramën.

Nëse nuk e ka kuptuar, i themi që të largohet pa ardhur shtatori, se po erdhi shtatori largimi i tij do të jetë siç ai nuk e imagjinon. I themi të largohet në mënyrë paqësore, para se të vijë shtatori. Nesër me shumë!”, tha ai.

Erion Braçe ka folur këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, lidhur me debatet e brendshme në Partinë Socialiste. Braçe ka pranuar se në PS ka një luftë të brendshme, duke thënë se ka persona që duan ta eliminojnë politikisht.

Braçe: I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë.”

Mëhilli: Mund të jetë Edi Rama?

Braçe: Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë. Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS.

Published inBank

Comments are closed.