Pas përfundimit të “Top Arena”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë nisur pushimet së bashku. Çifti i dashur për publikun shqiptar ka zgjedhur Turqinë për disa ditë relaksi.
Dy ish-banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” nuk kanë ngurruar që të ndajnë me ndjekësit e tyre disa momente nga këto pushime.
Si Mateo ashtu dhe Brikena kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale foto apo video ku shfaqe së bashku. Ata duken më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.
Mëngjesin e sotëm, Selmani ka publikuar në “Instastory” një fotografi me Borrin, ndërkohë ky i fundit ka publikuar një video me partneren e tij.
Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njiheshin para se të hynin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por aty i dhanë një shans të dytë lidhjes së tyre.


Comments are closed.