TR*GJIKE, Vd*s polici ne diten e zgjedhjeve, nje kr*minel i merr jeten me veprimin qe beri

Efektivi i policisë Veli Gjura, i cili u përplas disa ditë më parë nga një makinë teksa ecte në trotuar, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ne diten e zgjedhjeve si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre dite me pare, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia në Peshkopi. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, 27-vjeçari Alban Shoti, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.

Pas aksidentit, efektivi Veli Gjura mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit ndodhej nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë rrugore dhe respektimin e ligjit nga drejtuesit e automjeteve. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Video me poshte tregon se si makina, e drejtuar nga Alban Shoti, godet në mënyrë të dhunshme efektivin e policisë Veli Gjura, i cili ishte në detyrë për të menaxhuar trafikun në kuadër të mitingut përmbyllës të opozitës të planifikuar në orën 19:00 nga Sali Berisha.