Skip to content

Ja kush është 50-vjeçari nga Mirdita që u përplas për vdekje në Lezhë! Baba i dy djemve dhe një vajze (FOTO)

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku 50-vjeçari Gëzim Tuci humbi jetën, pasi është përplasur nga një automjet në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se Tuci ishte nga Fani i Mirditës, ndërsa prej vitesh jetonte së bashku me familjen e tij,  në qytetin e Lezhës, ku ishte edhe i punësuar.

Aksidenti tragjik i mori jetën, ja kush është 50-vjeçari

Gezim Tuci

50-vjeçari ishte i martuar dhe humbja e tij e parakohshme ka pikëlluar ka pikëlluar rëndë bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën tij të vetme, si dhe të afërmit, miq dhe të gjithë ata që e njohën.

Bëhet me dije se këtë të mërkurë është mbajtur edhe ceremonia mortore tek varrezat pranë Kishës së Shën Markut Klos, Bisakë.

Sa i përket aksidentin, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që e përplasi, Artur Prendin, për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Dyshohet se 50-vjeçari i ka prerë rrugën makinës, e cila e ka përplasur për vdekje.

Published inBank

Comments are closed.