Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit zjarrfikës, Arben Cara.
I kontaktuar nga “Top Channel”, Arben Cara ka konfirmuar largimin nga drejtimi i shërbimit zjarrfikës, taksa u shpreh se për arsye personale e ka parë të arsyeshme që të largohet nga ky post.
Dorëheqja e Arben Carës, vjen në këtë moment të situatës së vështirë me zjarret në disa zona të vendit, mes tyre edhe situata kritike e disa ditëve më parë në Kruje.
LEXO MË SHUMË! ”Tërmet” në Policinë e Shtetit, Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së këtij qyteti
Cara drejtonte Shërbimin Zjarrfikës, strukturë e cila është e angazhuar në operacionet për përballimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

Comments are closed.