Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Shqipërisë pasi një vajzë rreth të 20-tave i ka dhënë fund jetës së saj duke lënë pas një plagë të madhe e të pashërueshme për familjen e të gjithë të afërmit.
Lajmin e rëndë e ka konfirmuar vetë mamaja e vajzës e cila përmes një reagimi prekës të bërë në rrjet njofton se e bija është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 19-vjeçare.
Të tronditur për ngjarjen e rëndë kanë reaguar zemërthyer dhe të afërmit e të resë, të cilët kanë ngritur pyetjen se si u nda nga jeta vajza e Ana Limajt. Kjo e fundit ka bërë me dije se Madalena 19-vjeçare i dha fund jetës së saj.

Një e re me plot ëndrra e dëshira për të provuar shumë gjëra në jetë, përfshirë këtu gatimin e pikturën, ndërmori aktin ekstrem duke i tronditur të gjithë. Për afro 4 muaj, me 2 dhjetor, Mardalena do të festonte 20-vjetorin e saj, mirëpo fatin e deshi ndryshe, ajo mbylli sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 19-vjeçare.
Teksa ditën e nesërme familjarë, miq e të afërm i japin Madalenës lamtumirën e fundit në Varrezat e Sharrës, në lidhje me ngjarjen janë ngritur pikëpyetje të shumta: Çfarë e shkaktoi vetëvrasjen e një të reje në moshën më të mirë të jetës?!
E tronditur për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe aktivistja Sevim Arbana e cila shkruan se secili prej nesh duhet të tregohet më i kujdesshëm ndaj të tjerëve, mënyrës se si komunikojmë apo padrejtësive që u bëjmë.
“Nje engjell 19 vjecar , e inatosur, e lodhur qe ne lindje, e zhgenjyer nga ne te gjithe; familja, shoqeria dhe ….shteti nese e kemi, iku nga kjo bote Ana dhe Marda, jane dy histori, qe ne duhet ta tregojme, duhet te reflektojme, duhet te ulerijme, ndaj gjithe padrejtesive dhe dhimbjeve qe i shkaktojme njeri-tjetrit. R.I.P Marda dhe te kerkoj ndjese qe s ishim aq prane sa duhej te ishim!” shkruan Sevim Arbana.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike të vajzës së tyre.

Comments are closed.