Skip to content

Klodiana Lala e thote troç”: Një ish-ministre e PS do e pësojë rëndë, SPAK po kap paratë e dala jashtë vendit, ja si pozita ligjore e Belinda Ballukut janë rënduar

Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka analizuar ecurinë e disa dosjeve më të rëndësishme që po hetohen nga SPAK, duke nisur hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, afera e AKSHI-t dhe dosja “Aruba”. Teksa ishte e ftuara dje në një studio televizive gazetarja Lala zbuloi se pozita e ish-zv/kryeministres Ballukut është rënduar për shkak se tashmë është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të gjitha lotet e tjera të Unazës së madhe, krahas Tunelit të Llogarasë, ndërsa po dyshohet gjithashtu për korrupsion e pastrim parash.

Në kuadër të hetimeve, ajo theksoi janë ushtruar kontrolle në disa vila në jug të vendit si dhe te kompania “Atelier 4”, e cila dyshohet se ka dizenjuar këto vila që mund të jenë pasuri të fshehura të saj. Po ashtu, zonja Lala bëri me dije se gjykata ka autorizuar kontrolle edhe në 53 telefona të tjerë, krahas të tjerëve që u kontrolluan më herët. “Është rënduar ndjeshëm pozita e saj në raport me ligjin për shkak se nuk është më e pandehur vetëm për tunelin e Llogarasë, por janë ngritur akuza edhe për lotet e tjera të Unazës së Madhe. Ka pasur kontrolle, disa vila në jug të vendit, kompania që dyshohet se ka bërë dizajnin e brendshëm të këtyre vilave, që sipas prokurorëve ka dyshime se janë pasuri të fshehura të Ballukut. Nëse provohet dhe nëse shkohet drejt një sekuestrimi të mundshëm, kjo e rëndon ndjeshëm pozitën e saj.

NEWS Vrsja në Fier, flet nipi i viktmës: Ngjarja ishte e paralajmëruar, policia nuk iu përgjigj telefonatës
Po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrollet e reja janë bërë edhe në një arkitekt në Vlorë dhe që duhet parë se çfarë janë të dhënat e reja. Janë marrë celularë, janë marrë dëshmitarë. Janë edhe 53 celularë që po kqyren aktualisht nga 80 e ca. Gjykata ka miratuar edhe pjesën tjetër të celularëve për kontroll”, deklaroi ajo.

Dosja “Aruba”

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në qendër të hetimeve janë takimet e zhvilluara në Aruba, Majorka dhe vende të tjera, ndërsa priten zhvillime të reja nga puna e prokurorëve. Dosja e njohur si “Aruba” mbetet një nga çështjet për të cilat SPAK po vijon hetimet dhe ku priten zhvillime të reja. Gazetarja Klodiana Lala dha detaje mbi emrat dhe grupet që përmenden në këtë dosje, si dhe mbi takimet që po verifikohen nga prokurorët. Sipas Lalës, në dosjen “Aruba”, hetimi nuk kufizohet vetëm te Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, por po ndjek edhe lëvizjet dhe takimet e zhvilluara jashtë Shqipërisë.

Aruba dhe Majorka janë dy nga vendet që dalin në këtë pjesë të hetimit. Sipas gazetares, SPAK po verifikon takimet e zhvilluara në këto destinacione dhe në vende të tjera, një element që tregon se hetimi po ndjek edhe lidhjet e krijuara jashtë territorit shqiptar. Lala deklaroi se priten të reja nga hetimi, pa dhënë megjithatë të dhëna konkrete se çfarë masash mund të ndërmarrë SPAK apo nëse prokurorët kanë arritur në përfundime për përgjegjësinë e personave të përmendur. “Sa i përket dosjes së AKSHI-t, Ermal Beqiraj është arrestuar nga autoritetet franceze. Ai kishte blerë një kështjellë në Francë, kishte avionë të lehtë që i pilotonte vetë dhe kishte hapur kompani në vende të Bashkimit Europian. Ndërkohë, te dosja ‘Aruba’,

ku përfshihen Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe grupet e tjera priten zhvillime të reja. Po hetohen takimet e zhvilluara në Aruba, Majorka dhe në vende të tjera.Vijojnë gjithashtu hetimet për pastrim parash ndaj organizatës së Shpëtim Aliut, ndërsa zhvillimet e brendshme në SPAK mund të sjellin edhe çështje të tjera surprizë”, u shpreh Lala. Nga ana tjetër, sa i përket hetimeve për organizatën e Shpëtim Aliut, gazetarja tha se po verifikohet roli i një ish ministreje të PS-së në lidhje me disa transferta jashtë vendit.

“Kemi pasur edhe organizatën e Shpëtim Aliut që ne kemi diskutuar edhe kemi folur në studio. Megjithatë, edhe aty po vijojnë hetimet sa i përket pjesës së pastrimit të parave. Ndërkohë që në radhët e zyrtarëve të lartë është një ish-ministre e Partisë Socialiste, e cila po verifikohet dhe po shikohet roli i saj lidhur me disa transferta jashtë vendit, por për sa kohë nuk ka një rezultat konkret, ende nuk mund të flas me emër sepse duhet të kem një gjë konkrete për të, por mund t’ju them me siguri që është një ndër hetimet interesante sa i përket bashkëpunimit me autoritetet e huaja”, nënvizoi dje gazetarja Klodiana Lala.

Published inBank

Comments are closed.