Skip to content

DALIN PAMJET / Me shpejtësi skëterrë, “BMW”-ja e drejtuar nga Kleo Vrioni “fluturon” në ajër

Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në Manzë të Durrësit, ku “BMW”-ja, e drejtuar nga i ndjeri Kleo Vrioni shfaqet me shpejtësi skëterrë, e pastaj duket duke rrëshqitur për disa metra e një anë e mjetit duket teksa anon nga njëri krah i makinës.

Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e siguruara nga newsbomb.al, “BMW”-ja me shpejtësi të dyshuar afro 115 km/orë duket duke ecur me shpejtësi marramendëse, e pastaj përplaset për pak minuta në tokë dhe duket duke anuar në një cep të rrugës.

Siç raportuam dhe pak më parë, ekspertët janë shprehur se mjeti la qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 114 km/orë. Deri tani, nga ndërtimi i dinamikës së ngjarjes, dyshohet se drejtësi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë marrjes së kthesës, ku goma e parë ka goditur bordurën. Më pas makina është përmbysur duke ecur zvarrë 40 metra dhe ka anuar.

lajmi në përditësim…

Published inBank

Comments are closed.