Skip to content

Po kthehej nga puna me biçikletë kur u përplas për VDEKJE, shoferi u largua dhe e la babain e 3 fëmijëve katër orë në mes të rrugës

Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shkozet-Shijak, në zonën e Rrashbullit, duke i prerë jetën në mes 41-vjeçarit Vasil Hasani, baba i tre fëmijëve të mitur. E tashmë që kanë kaluar më shumë se 24 orë, ngjarja vijon të mbetet pa autor.

Hasani ishte duke u kthyer nga puna me biçikletë, kur rreth orës 02:00 të mëngjeist u përplas nga një automjet, drejtusi i të cilit nuk ndaloi t’i jepte ndihmën e parë, por përkundrazi u largua duke e lënë babin e tre femijëve të shtrirë në rrugë.

Trupi i tij u gjet vetëm 4 orë më vonë, në orën 06:00 të mëngjesit, nga një kalimtar i cili njoftoi menjëherë autoritetet, por ishte tepër vonë. Vasil Hasani kishte humbur jetën pasi u dergj për katër orë në rrugë.

Policia është ende duke vijuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili u largua pas aksidentit.

Published inBank

Comments are closed.