Edi Rama dhe Sali Berisha do të bien pas 2025, Alfred Cako tr*ndit: Do përmb*set e sistemit i vjetër, ja cfare po vjen

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka bërë një paralajmërim të fortë për politikën shqiptare pas vitit 2025, duke theksuar se Edi Rama dhe Sali Berisha do të bien, ndërsa një forcë e re do të ngrihet për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza e shpopullimit dhe tranzicioni mafioz.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Z. Cako e cilëson situatën e aktuale të Shqipërisë si të pasigurt dhe pesimiste, ku qytetarët kërkojnë ndryshime rrënjësore në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Më tej teoricieni Cako thekson se, përveç partive tradicionale, partitë e reja po përgatiten të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme, duke përmendur mundësinë e një koalicioni që mund të dalë si forcë kryesore në parlament. Sipas tij, ndoshta Sali Berisha dhe Edi Rama do të largohen nga skena politike, duke lënë hapësirë për një brezi të ri që do të marrë përsipër të drejtojë vendin. Ndërkohë ky brez i ri, sipas Cakos, ka detyrën të forcojë Shqipërinë dhe ta nxjerrë nga sfidat që po e kërcënojnë.

-Z. Cako, dje në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Kush mendoni se do t’i fitojë ato, mazhoranca aktuale e Edi Ramës apo opozita e përçarë që ende kërkon ritëm dhe besim te qytetarët?

Këto janë zgjedhjet më pesimiste në Shqipëri. Motoja e shumicës së votuesve është ndryshimi. Pensionistët duan pensione më të larta, bujqit dhe blegtorët duan subvencionime për të qenë konkurrentë me mallrat e huaja bujqësore dhe blegtorale, çiftet e reja duan ndihmë shtetërore për të blerë banesa dhe për të qëndruar në Shqipëri, shqiptarët nuk duan që vendin e tyre ta pushtojnë emigrantët, nuk duan të paguajnë mitë në shërbimet e shtetit, nuk duan abuzime e korrupsion me shpenzimet e buxhetit, prindërit dhe nxënësit duan arsim cilësor dhe mjekësi që t’ju shërbejë më cilësisht, të gjitha bizneset duan fushë të lirë për konkurrencë në treg dhe barazi në trajtim, duan SHIK që t’i shërbejë shumicës e jo të mbrojë korrupsionin, duan gjykata që të funksionojnë mbi drejtësi dhe sipas parimit ‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’, duan ujë 24 orë, duan rrugë të përshtatshme në çdo qendër banimi, fshat a qytet.

Të gjitha këto janë kërkesa normale për një vend që ka 35 vjet në pluralizëm e demokraci dhe me një buxhet shtetëror vjetor rreth 7 miliardë euro në vit dhe ku të gjitha këto kërkesa mungojnë. Ndaj ka nevojë për ndryshim. Pra fajtore për këtë situatë janë dy partitë kryesore të pluralizmit, sidomos të majtët që kanë në pushtet gati 70 vjet. Risia e këtyre zgjedhjeve pesimiste janë partitë e reja të cilat së bashku me numër votash mund të dalin forca e parë, por prej Kodit nuk do të marrin vende në parlament sipas përqindjes së votave por që mund të bëhen nëse do bashkohen, kingmaker të qeverisë së ardhme. Unë mendoj që PS mund të bjerë nën numrin e artë 70 dhe ndoshta mund të ketë rreth 1/3 e votave në rang kombëtar. Sipas këtij skenari, mund t’u bëhet nga USA presion lidershipit të dy partive kryesore, për rinovim të tyre, sidomos PS.

-A ka ndonjë të dhënë zyrtare që vërteton se “non-grata” e Sali Berishës është hequr nga SHBA, apo kemi të bëjmë vetëm me propagandë për konsum të brendshëm politik?

Duket se Chris LaCivita ka krijuar një rreth të afërt me M.Rubio për ta realizuar heqjen e ‘non-grata’. Dihet se Sali Berisha asnjë moment nuk ka qenë trampist por rrethanat i kanë lënë këtë shteg të vetëm manovrimi për t’u paraqitur si një Savonarolë i persekutuar nga të njëjtët armiq që persekutuan edhe Trumpin në USA. Mendoj se kjo nuk ka shumë rëndësi për votuesin dhe ky kalë beteje i mazhorancës aktuale është një hap fals që nuk i ndikon ata.

-Mund të na thoni me siguri, a ka mundësi Berisha të udhëtojë realisht drejt SHBA-së, apo ky është thjesht një tjetër pretendim për të mbajtur gjallë mitin politik të tij?

Nuk mendoj se do të ketë ndonjë rëndësi ky fakt për votuesit dhe mendoj se as Rama e as Berisha nuk do të jenë kryeministrat e ardhshëm të vendit tonë. Pas këtyre zgjedhjeve, ndoshta cikli i tyre do mbyllet dora-dorës. Një brez i ri po vjen në politikën shqiptare, për 30 vitet që do të vijnë. Detyrat kryesore të tyre do të jenë: politika të kujdesshme për të mos i futur shqiptarët në Luftën e Re Botërore, të bashkojnë tokat shqiptare në fund të luftës, të mos bëhen Yes-man të të huajve por të mbrojnë interesat e shqiptarëve, të ndalin hemorragjinë e emigracionit, të forcojnë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, blegtorinë, turizmin detar e malor në 4 stinë, të ulin defiçitin tregtar duke rritur prodhimin vendas e duke e mbrojtur me politika tarifore në disa sektorë, të mos bëjnë shtetas shqiptarë askënd që nuk ka një prind shqiptar apo që lind brenda Shqipërisë nga prindër emigrantë, të riatdhesojnë gjithë emigrantët e huaj pa lejë qëndrimi në Shqipëri, të subvencionojnë e nxitin lindjet e sa më shumë fëmijëve shqiptarë dhe të ndihmojnë çiftet e reja me donacione pranë bankave të nivelit të dytë për bazën e kreditimit prej tyre të banesave të reja si një motiv i lartë për të mos u larguar nga Shqipëria.

Intervistoi: Rigels Seliman