Fitorja e frikshme, askush spo gezon! Vjen reagimi i forte i Edi Rames

Teksa në të gjithë vendin vijon numërimi i votave, Partia Socialiste kryeson me 244,439 vota, që përkthehet në 83 mandate.

Për këtë ka ardhur dhe reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale.

Rama ka ndarë një foto nga pedonalja përballë selisë së Partisë Socialiste, me një filtër rozë sipër saj, ngjyra që simbolizon dhe PS. Krahas fotos, kryeministri shkuan “Çfarë agimi ky sot”, shoqëruar me emojin e dorës me 5 gishta, për të nënkuptuar numrin 5 që PS mban në fletën e votimit.


Rezultati i përgjithshëm/ PS dominon zgjedhjet, PD dhe partitë e tjera luftojnë për mandate! Ja si ndahen në mandate

Njësia 10 në Tiranë dhe bashkia Vorë ishin të vetmet zona që votuan elektronikisht në këto zgjedhje

Tashmë është publikuar edhe rezultati i njësisë numër 10 në Tiranë aty ku votimi u bë në mënyrë elektronike.

Në rezultatet përfundimtare, PS-ja ka arritur të marrë 5304 vota, duke u pasuar nga PD-ja me 3498 vota. Një numër të konsiderueshme ka marrë Partia Mundësia, me një total prej 694 votash.

Njësia 10 në Tiranë dhe bashkia Vorë ishin të vetmet zona që votuan elektronikisht në këto zgjedhje. Sa i përket Vorës, “Partia Socialiste” ka rezultuar fituese, pasi ka marrë 8082, teksa “Partia Demokratike” ka marrë 4803 vota. Forcë e tretë renditet “Partia Socialdemokrate” me 330 vota. Pas saj renditen “Partia Mundësia” me 313 vota dhe Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” me 260 vota. Edhe “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka arritur të marrë 109 vota.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Por tha ai, është ende herët.

“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.

“Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.