Skip to content

Studente dhe përfaqësuese e Shqipërisë, ja kush është 24-vjeçarja Fierake që humbi jetën në Austri (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 24-vjeçares shqiptare Abigel Laçit, e cila humbi jetën pasi dyshohet është vrarë brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj. Bëhet me dije se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur e reja nga Fieri, e cila, dyshohet se është goditur për vdekje me çekiç.

Ndërkohë është publikuar foto e të Abigelit, e cila humbi jetën pasi u qëllua për vdekje. Sipas faqes së universitetit të TU Graz, Laçi ishte në degën e Biologjisë Molekulare dhe ambasadore studentore për Shqipërinë në këtë universitet.

Studente dhe përfaqësuese e Shqipërisë, ja kush

Abigel Laçi

Sipas mediave të huaja, krimi i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, ndërsa ngjarja është zbuluar këtë të premte. Policia austriake ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur të pajetë të rënë shqiptare.

Në pranga ka përfunduar një një 23-vjeçar, është vëllai i partnerit të 24-vjeçares Abigel Laçit. Dyshohet se ai është futur në banesën e saj, dhe më pas ka qëlluar me çekiç në kokë të rënë, duke i marrë jetën.

Gjatë shoqërimit në Komisariat, ai nuk ka folur gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen apo motivin e mundshëm

Ndërkohë, trupi i 24-vjeçares i është nënshtruar autopsisë, ndërsa vijojnë hetimet për  zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende motivet e këtij krimi të rëndë.

Published inBank

Comments are closed.