Skip to content

I adhuronte malet, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën sot pasi ra nga humnera në Malësinë e Madhe (FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditën e kësaj të shtune në Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Bëhet fjalë për alpinist profesionist, Florian Sini, rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.

I apasionuar pas maleve dhe alpinist profesionist, ja kush është

Florian Sini

Nga fotot në rrjet sociale Nini ishte i apasionuar pas alpinizmit, por pasioni i tij për malet u kthye sot në një tragjedi, pasi humbi jetën në moshë fare të re

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar 40-vjeçarin pa shenja jete.

Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inBank

Comments are closed.