Skip to content

E fundit! Megaoperacion policor në Sarandë, arrestohen “kokat” e mëdha që nuk e prisnin kurrë

Një operacion i madh është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Raportohet se në fokusin e policisë është goditja e grupeve kriminale që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Mësohet se deri më tani, në prangat e policisë kanë rënë disa persona, ndërsa thuhet se janë arrestuar edhe “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë.

Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe kokaine dhe kanabisi, si dhe janë kapur disa armë.

Pas denoncimeve të bëra, policia ka nisur aksionin antidrogë. Pritet që për këtë aksion të ketë edhe një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Published inBank

Comments are closed.