Së fundmi, rrjetet sociale janë pushtuar nga një seri videosh të bujshme të publikuara nga një personazh në TikTok me emrin Sergo Ademi, i cili ka hedhur akuza mjaft të rënda dhe tronditëse ndaj këngëtarit të mirënjohur të muzikës tallava, Mandi i Nishtullës.
Përmes deklaratave të tij direkte dhe pa doreza, Sergo Ademi e etiketon këngëtarin si një person të pabesë dhe të zhytur thellë në vesin e drogës. Sipas rrëfimit të tij në video, çdo gjë ka ndodhur gjatë vizitave të Mandit në qytetin e Elbasanit, ku Sergo pretendon se ka shërbyer si “garant” te shpërndarësit e lëndëve narkotike në mënyrë që këngëtarit të mos i mungonte asnjëherë doza e tij.
Deklaratat që trazuan rrjetin:
1- Sergo pretendon se situata ka shkuar deri në atë pikë sa këngëtari konsumon lëndë narkotike me bidon, duke pohuar se ai ka degraduar tërësisht si njeri.
– Ndër akuzat më bombastike është edhe pretendimi se Mandi i Nishtullës u detyrohet personave të ndryshëm një shumë që shkon nga 2 deri në 3 milionë euro. Sipas tij, këngëtari jeton nën frikë të vazhdueshme dhe nuk del lirisht nga frika e hakmarrjes së borxhlinjve.
3- Në përmbyllje të videove të tij, Sergo u bën thirrje të prerë të gjithë qytetarëve dhe familjarëve që po organizojnë dasma apo gëzime familjare që të mos i japin kapar Mandi Nishtullës. Ai pretendon se këngëtari i mashtron klientët duke marrë paratë paraprakisht dhe më pas nuk shfaqet fare në evente.
Si qëndron e vërteta?
Këto deklarata të bujshme kanë ngritur një stuhí reagimesh dhe komentesh në rrjet, mirëpo vërtetësia e tyre mbetet krejtësisht e pashpjeguar zyrtarisht. Deri më tani, çdo gjë mbetet në kuadrin e akuzave njëanshme nga ana e personazhit të TikTok-ut.
Tashmë sy e veshë janë nga vetë Mandi i Nishtullës, reagimi i të cilit pritet me kureshtje të madhe nga publiku për të sqaruar nëse këto pretendime janë të vërteta apo thjesht një sulm për vëmendje në rrjetet sociale.

Comments are closed.