Skip to content

E rende ne Kosove! I riu i ve flaken motres dhe mamase

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Potreq të Klinës në Kosovë, ku një vajzë ka humbur jetën ditën e sotme pas plagëve të rëndë që pësoi nga zjarri, ndërsa nëna e saj ka mbetur e plagosur rëndë. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga Polica e Kosovës, ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku vëllai i së ndjerës i dyshuar si një person me probleme të shëndetit mendor, mendohet se ka qenë autori.

Fillimisht ai dyshohet se i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij, dhe më pas mendohet se ka shkuar në një dhomë tjetër dhe ka sulmuar nënën e tij me mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes duke prangosur të dyshuarin, ndërsa dy gratë janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peejës, por për shkak të gjendjes së rëndë janë tranportuar në QKUK në Prishtinë.

Ditën e sotme blutë e Kosovës njoftuan se vajza, e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga zjarri, nuk ka arritur t’u mbijetojë.

“Sot me datё 07.07.2026, Policia ёshtё njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur tu mbijetoj plagёve dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas raportimeve të mediave vendase, i dyshuari është ndaluar fillimisht për 48 orë për shkak të gjendjes së rëndë psikike, më pas ai është dërguar në repartin e psikiatrisë së Spitalit Rajonal Pejë, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor nën mbikqyrjen e policisë

Published inBank

Comments are closed.