Skip to content

Reagimi i Spartak Ngjela per “Shtetin Bektashi”

Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj projektit për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një kërkesë të kryeministrit Edi Rama dhe të “Shteteve armike të Shqipërisë në Evropë”.

Në një në Facebook, Ngjela ka kritikuar Ramën, duke e akuzuar për veprime antishqiptare dhe duke thënë se ideja e shtetit bektashi do të mbetet pjesë e një “tragjikomedie” politike, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Shteti bektashi është kërkesë e Rames dhe e Shteteve armike të Shqipërisë në Evropë, por lodhen kot.

Shqipëria, Arbëria dhe Albania është një brilanc historik që ka terbuar të gjithe armiqtë shekullorë të Shqipërisë.

Jepi Rama! Se çdo budallalleku yti antishqiptar, tani ka hyrë në komedinë shqiptare dhe sigurisht që do të shkruhet shumë bukur si një tragjikomedi, me personazh Edi Ramën, sigurisht – si kryeministri i Shqipërisë.

Published inBank

Comments are closed.