Skip to content

Qetsori ben reagimin e forte

Qetësor Ferrunaj, ish-banori i Big Brother VIP ka bërë një deklaratë shokuese në emisionin “Abc e Mëngjesit” ku ka zbuluar për herë të parë se ishte abuzuar që nga mosha 5 vjeçare nga persona që më pas kishin ushtruar presion ndaj tij edhe duke e kërcënuar me jetën e motrës nëse fliste.

Teksa fliste për fëmijërinë në Dukat të Vlorës, Qetsori tha se po e tregonte për herë të parë këtë histori për shkak se i ishte dashur shumë kohë të punonte me veten për të gjetur kurajo që të ekspozonte traumën përballë publikut.

Pjesë nga rrëfimi në studio:

Qetësori: Abuzimi me mua mund të ketë filluar rreth 5 vjeç, por nuk ka problem se unë e kam kaluar atë moment.

Enkel Demi: I gjithi shkon nga abuzimi seksual deri tek tortura

Qetsori: Gati të dyja. Pastaj abuzimi seksual lë edhe shenja në organizëm, e para të krijon një mungesë dëshire për të shkuar në tualet. Se e kam studiuar me themel për tu shëruar nga problematika.

Cilët ishin ata që abuzonin?

Qetësori: Jam në pritje të dokumentacionit për tu qartësuar. Këta emra unë i mbajt mend i di shumë mirë se ku jetojnë.

Enkel Demi: Ti mendon se këta kanë abuzuar me ty për inat të gjyshit?

Qetësori: Nuk e percepton dot se çfarë do të thotë të jesh i abuzuar në moshën 5 vjeçare. Kishin mekanizëm të sofistikuar, për të mos folur një fëmijë i vogël, të thërrasin edhe motrën.

Enkel Demi: Këta ishin njerëz të shërbimit të shtetit?

Qetsori: Po tani… njerëz vërdallë shtëpisë ishin ata. Versus.al

Published inUncategorized

Comments are closed.